INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Këshilli Kombëtar i Punës zhvillon Mbledhjen e radhës

Me datën 12.06.2020 u zhvillua  mbledhja  e radhes e Këshillit Kombëtar të Punës.

Ne mbledhjen e organizuar Online  moren pjese perfajqesues të Qeverisë dhe te organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

KKP diskutoi, analizoi, dhe mori vendime per :

Paketat Mbështetëse të Qeverisë;

Nevojat e punëmarrësve dhe punëdhënësve në periudhën e pandemisë;

Miratimin e Ratifikimit te Konventes Nr.190 dhe Rekomandimin Nr 206.te ILO-s.

Masat për mbrojtjen e shëndetit dhe te sigurise ne pune me protokollet post Covid 19.

Masat për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e ri shkollor.

Masat për mbështetjen e sektorit të turizmit.

Mbi 230 mijë qytetarë kanë marrë pagesat nga dy Paketat Financiare të Qeverisë deri në datë 11 Qershor.

Kreditimi për pagat e punonjësve përmes Garancisë Sovrane 1, vijon të jetë i mundur me interes 100% të subvencionuar nga shteti shqiptar.

Këshilli Kombëtar i Punës ka ndjekur në vazhdimësi çështjet e ngritura nga Partnerët Socialë dhe do të vijojë të jetë në funksion të nevojave të punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Me kerkese te KSSH-se ishte futur ne Rendin e dites edhe Ceshtja e Ratifikimit nga Shqiperia te Konventes C190 te ILO-s , “Per eleminimin e dhunes dhe ngacmimet ne boten e punes” ,se bashku me Rekomandimet perkatese te saje.

Zv.Presidentja e KSSH -se Znj.Anisa Subashi ne emer te KSSH-se trajtoj institucionalisht shqetesimet e KSSH-se , ne lidhje me trajtimin e punonjesve ne sektoret publik dhe privat te ekonomise ne situanten pandemike , dhe vecanerisht per kujdesin dhe domosdoshmerine e hapjes ekonomike te vendit tone duke i dhene fund gjendjes jashtezakoneshme .

Zv.Presidentja e KSSH-se , falenderoj Ministren A.Denaj per gadishmerine e bashkpunimin e treguar nga Qeveria Shqiptare per te miratuar Konventen e re C190 te ILO-s, se bashku me Rekomandimin e saje, pune e cila ka filluar qe ne tetot te vitit 2019 dhe pritet te perfundoje ne mesin e vitit 2020, duke e bere vendin tone nder vendet e para qe e ratifikon kete konvente.

Share