INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

ITUSA 2026 – Dita 8.

 Dita e 8-të e trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders.
Dirida Nikollaj, Koordinatorja e Rinisë për projektin LRDR, vijoi përfaqësimin e KSSH-së në një ditë të dedikuar komunikimit strategjik, organizimit digjital dhe zhvillimit të fushatave sindikale.
Gjatë sesioneve të ditës, pjesëmarrësit:
1- diskutuan mbi përdorimin efektiv të rrjeteve sociale në ndërtimin e fushatave sindikale;
2- zhvilluan aftësi mbi komunikimin, krijimin e mesazheve dhe ndërtimin e narrativave që pasqyrojnë historitë dhe sfidat e punëtorëve;
3- prezantuan fushatat individuale dhe morën feedback nga pjesëmarrësit dhe nga stafi trajnimit mbi to;
4- u njohën me rëndësinë e organizimit digjital.
Një tjetër ditë e vlefshme për zhvillimin e aftësive praktike, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e një lëvizjeje sindikale më të fortë dhe më të lidhur.
Share