Dita e 5-të e trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders.
Dirida Nikollaj, Koordinatorja e Rinisë për projektin LRDR vijoi përfaqësimin e KSSH-së në një vizitë studimore në Donawitz Stahlwerk, prodhuesi më i madh i shinave hekurudhore në Evropë.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit:
1- zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Punëtorëve;
2- diskutuan mbi dialogun social, përfaqësimin e punëtorëve dhe bashkëpunimin mes sindikatave dhe punëdhënësve;
3- vizituan ambientet e kompanisë për të parë nga afër procesin e prodhimit dhe mënyrën e funksionimit të përfaqësimit sindikal në praktikë.


