Në kuadër të Kongresit të 20 të ÖGB-së u organizua në Pallatin Perandorak një takim me z. Alexander Van der Bellen, President Federal i Austrisë.
Z. Kol Nikollaj, President i KSSH i shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen që Austria vazhdimisht është gjetur pranë shqiptarëve, që në krijimin r shtetit shqiptar edhe sot në proceset demokratike dhe integruese për në Bashkimin Europian.
Presidenti Bellen vlerësoi rolin e Sindikatave dhe përgëzoi KSSH për aktivitetin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me ÖGB.