Kongresi i 15 i Sindikatës HIZMET-İŞ, Konferenca ndërkombëtare para-kongresuale: Solidaritet sindikal përtej kufijve!
Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) dhe Loina Zogu, Fleura Truja dhe Mezin Shehi. Drejtues Sindikal të Lartë të FSAPSHCSH-së, po marrin pjesë në Takimin Ndërkombëtar të organizuar në prag të Kongresit të 15-të të HIZMET-İŞ.
Anisa Subashi, në fjalën e saj, së pari, në emër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), Presidentit Kol Nikollaj, i përcolli përshëndetjet më të përzemërta dhe vlerësimin e lartë për Z. Mahmut Arslan, Presidentin e Konfederatës HAK-İŞ, si dhe të Sindikatës HIZMET-İŞ, për drejtuesit dhe të gjithë anëtarët e HIZMET-İŞ, por shprehu edhe vletësimin e lartë qoftë personal dhe gjithë anëtarëve të FSAPSHCSH.
Marrëdhënia jonë nuk është thjesht një marrëdhënie institucionale ndërmjet dy organizatave sindikale. Ajo është një marrëdhënie miqësie, respekti, besimi dhe solidariteti, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe mbi bindjen se zëri i punëtorëve duhet të jetë i bashkuar përtej kufijve kombëtarë.
Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar sindikal, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, dinjitetit njerëzor, drejtësisë sociale dhe paqes.
Një vlerësim i veçantë iu shpreh Presidentit Mahmut Arslan, për përkushtimin, guximin dhe solidaritetin e tij të dëshmuar në mbështetje të popullit palestinez. Angazhimi i tij, përfshirë udhëtimin drejt Palestinës dhe përballjen me privimin e lirisë dhe burgosjen, u vlerësua si një shembull i solidaritetit që shkon përtej fjalëve dhe mbart edhe sakrificë personale.
FSAPSHCSH dhe KSSH riafirmuan përkushtimin për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me HAK-İŞ në mbështetje të Palestinës, duke qëndruar në krah të popullit palestinez në frymën e solidaritetit dhe drejtësisë.
“Solidariteti i vërtetë nuk njeh kufij. Ai dëshmohet me fjalë, veprime dhe përkushtim”


