Anija “Aya Zanoubya” mbërriti më 7 janar në portin e Porto Romanos me një ngarkesë çimentoje, e nisur më 26 Dhjetor nga porti tunizian i Gabës, anija akuzohet nga organet ligjzbatuese shqiptare se në bashkëpunim me një tjetër mjet lundrues ka kryer kontrabandë karburantesh, me qëllim përfitimin financiar. Organet ligjzbatuese të vendit tonë kanë ndaluar dhe vënë nën akuzë të gjithë ekuipazhin dhe pronarin e anijes. “Aya Zanoubya” është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metër.
Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit me tu informuar për situatën e ndalimit të marinarëve në përmbushje të detyrimeve të saj statutore por dhe në cilësinë e anëtares se ITF ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon me inspektorët e ITF dhe ka vendosur kontakte me marinarët e bllokuar në anijen “Aya Zanoubya”, me strukturat Portuale dhe me Organet ligjzbatuese të Shtetit Shqiptar.
Mbështetur në Konventën Nr.147 të ILO-s, “Për standartet minimale për anijet tregtare ” e vitit 1976, si dhe të Protokollit të vitit 1996 të Konventës “Për transportin tregtar” të ratifikuara nga vendi ynë, në konsultim me Inspektorët e ITF (Federata Botërore e Transportit), sot Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Transportit e Telekomunikacionit të Shqipërisë, Z.Tonin Gjinaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë, Z. Redian Bushi dhe Kryetari i Sindikatës Portit Durrës,.Z. Derand Ahmetaj, u paraqitën institucionalisht tek Autoritetet Portuale të Durrësit dhe morën kontakte me marinarët e bllokuar.
Ata u njohën nga afër me kushtet e vështira të marinarëve të cilët në kushtet e bllokimit brenda kalatave të portit, pa të drejtë levizje, si dhe në kushtet e prezymimit të fajësisë, janë pa ushqimet e domosdoshme, pa kushte higjeno-sanitare, në mungesë të ujit të pishëm dhe pa akses në shërbimet mjeksore dhe ato të informimit.
Sindikalistët ju afruan marinareve Solidaritet dhe mbështetje llogjistike. Ata i garantuan marinarët se në bashkëpunim me KSSH do të afrohet ndihma e duhur juridike dhe ligjore.
KSSH vazhdimisht ka mbajtur qëndrim në raste të tilla duke i konsideruar punëtorët dhe marinarët viktima të trafiqeve të cilat organizohen nga segmente të caktuara politike, shtetërore dhe të Oligarkisë financiare nga biznese të caktuara.
Ekspertet ligjore të KSSH dhe të Federatës dë Sinndikatave të Transportit dhe Telekomunikacionit do të asistohen dhe nga ekspertë të Strukturave Sindikale Ndërkombëtare, ITUC/ ETUC , ITF/ ETF dhe nga Organizata Boterore e Punes, ILO dhe do apelojnë pafajësinë e marinarëve të cilët nuk kanë asnjë lidhje me trafiqet dhe influencat kundrabandiste pasi ata janë punëmarrës dhe kanë detyra të percaktuara në shërbim të punëdhënësit në anije, shërbime që nuk kanë asnjë lidhje direkte apo indirekte me motivacionin për të cilin janë bllokuar nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare.