Federata e Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve, Lekures dhe Shërbimeve Artizanale te Shqiperise dhe ndermarrja e fasoneve “Fg Walk” sh.p.k. nënshkruajn kontraten kolektive te punes.
Ne ambjentet e Kompanise se fasonerise “Fg Walk” shpk, u nenshkrua Kontrata Kolektive e Punes nepermjet paleve, perfaqesuar nga Znj. Suzana Lulaj Sekretare e Pergjitheshme e Federates së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve, Lekures dhe Shërbimeve Artizanale te Shqiperise (FSPTKSHASH) dhe Perfaqesuesit te Kompanise “Fg Walk” shpk. Administratorit Fehmi Golemi.
Moren pjese;
Znj. Anisa Subashi Zv. Presidente e KSSH-se dhe Drejtore e Qendres se Trajnimeve dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise.
Z.Shyqyri Dibra Kordinatori Rajonal i KSSH-se per Qarkun Shkoder.
Kontrata Kolektive e Punes ne Kompanine “Fg Walk” shpk, do te sherbeje per rregullimin e mardhenive juridike, raporteve ekonomike dhe sociale midis punedhensve dhe punemarresve, ajo percakton te drejtat dhe detyrimet e paleve, garanton mbrojtjen e te drejtave te punonjesve sidomos persa i perket pagave e shperblimeve, kohes se punes dhe kushteve te punes, lirise se organizimit. etj.
Znj. Anisa Subashi u ndal ne diskutim, rreth te drejtave dhe lirite sindikale. Punedhensi ne te gjthe ambjentet e kompanise, lejon Federaten dhe perfaqesuesit e zgjedhur te Sindikates te zhvillojne normalishte veprimtarine e saj, hyrjet e tyre ne mjediset e punes, shperndarjen e broshurave, publikime dhe dokumenta te tjera te Sindikates, etj.
Ne takim u fol jo vetem per fuqizimin e levizjes sindikaliste, lirite dhe te drejtat sindikale, por edhe per masat e mara per perballimin e situates anormale, qe ka krijuar pandemia Covid-19.