KSSH Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, anëtare themeluese e Kualicionit Botëror të Drejtësisë Sociale, në kuadër të “Ditës Botërore për Drejtësi Sociale” organizoi një tryezë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me drejtësinë sociale dhe se si do të orientojë punën dhe prioritet e saj në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe krijimin e një themeli për paqen dhe dinjitetin njerëzor, me: paga dinjitoze, punë të denjë dhe mbrojtje sociale; arsim cilësor dhe me akses për të gjithë; gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje të barabartë, fuqizimin e rinisë dhe barazisë gjinore; zhvillimin e një ekonomie mbi baza të të drejtave të njeriut dhe me tranzicion të drejtë; forcimi i dimensionit social të zhvillimit të qëndrueshëm; mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë për të gjithë.
Në takim ishin drejtuesit dhe përfaqësues nga të gjithë Federatat e KSSH-së, si dhe drejtues nga të gjithë rajonet e Shqipërisë, duke përfshirë kështu gjithë sektorët dhe shtrirjen në territorin e Shqipërisë, të cilët diskutuan, si mbi punën e bërë që nga 20 Shkurti 2024, ku KSSH zhvilloi një Konferencë Kombëtare Trepalëshe në kuadër të Ditës Botërore për Drejtësi Sociale dhe theksoi angazhimin e saj për ta punuar në koordinim të veprimit kolektiv në të gjithë gamën e fushave të politikave, për të ndërtuar një Shqipëri ku të gjithë të kenë mundësinë të lulëzojnë, pasi Drejtësia Sociale është më shumë se një ideal, edhe mbi angazhimin e aksioneve, në mbështetje dhe frymën e prioriteteve të ITUC për të siguruar fitore për punëtorët në tre fusha kryesore:
- Paqe dhe Fuqi Kolektive
- Drejtësi sociale dhe prosperitet për të gjithë
- Tranzicion I drejtë dhe transformim dixhital me në qendër punëtorin