Mblidhet Samiti Euro-Mesdhetar i Këshillave Ekonomik dhe Sociale dhe Institucioneve të Ngjashme, EESC.
Samiti u përqendrua në:
Zhvillimin e qëndrueshëm në Rajonin e Mesdheut
Digjitalizimin dhe SMEs në Rajonin e Mesdheut
Rrjetet në zonën e Rajonit të Mesdheut – zhvillimi i bashkëpunimit rajonal
Samiti për efekte të pandemisë #Covid19 këtë vit u zhvillua on-line. Ai u moderua nga Dimitris Dimitradis, President i EESC.
Krahas debatit për një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit Euro-Mesdhetar, një vend kryesor zuri debati per ndikimin e pandemisë se Covid-19 në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe për Digjitalizimin në rajonin e Mesdheut.
Samiti diskutoj edhe për harmonizimin e aktiviteteve të rrjeteve rajonale mesdhetare të Keshillave Ekonomike e Sociale, si dhe për forcimin e tyre.
KSSH u prezantua në këtë Samit me tre delegatë:
Z. Kol Nikollaj – President i KSSH
Znj.Anisa Subashi – Zv. Presidente e KSSH
Znj.Suzana Lulaj – Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë.