INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Vdekja e minatorëve në Dibër, institucionet të bëjnë punën e tyre për mbylljen e minierave të braktisura

Një tragjedi ndodhi në një minierë lokale në zonën e Selishtës në Dibër ku humbën jetën tre minatorë, ngjarja e cila dyshohet se ka ndodhur prej asfiksisë nga gazrat e minierës.

Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje të rëndë në një intervistë për Euronews Albania ishte Kryetar i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj i cili tregoi se ngjarja ka ndodhur në një minierë të braktisur dhe jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore.

“Bëjmë apel ndaj qeverisë, ndaj politikbërësve, vendimmarrjes, veçanërisht ndaj strukturave ligjzbatuese,” – u shpreh Nikollaj.

Sipas tij edhe në raste të tjera që kanë qenë fatale dhe kanë rezultuar me humbje jete këto institucione kanë qenë jashtë funksionit të tyre.

  Kol Nikollaj sqaroi se minatorët detyrohen të shkojnë në miniera të braktisura sepse të paktën prej 2-3 vitesh qeveria dhe ministria kanë bllokuar lejet për punëtorët.

Ndërkaq Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Agjencia e Kontrollit të Minierave sipas apelit të Nikollajt duhet të kenë një hartë të galervie të braktisura dhe një hartë të rrezikut në këto galeri.

“Në bazë të vendimit të qeverisë ato (galeritë) duhet të ishin mbyllur dhe duhet të ishin abandonuar duke i mbyllur grykat e tyre me eksploziv apo duke i betonosur,” – sqaroi Nikollaj por nuk la pa përmendur dhe kujdesin që duhet të tregojnë vetë punëtorët kur ndërmarrin përsipër të tilla rreziqe.

Nga informacioni që Kryetari i Konfederatës së Sindikatave kishte miniera Balgjaj në Selishtë të Dibrës është një minierë e braktisur ku nuk mund të futeshe por sidoqoftë konfirmimin e kësaj ja la në dorë autoriteteve.

Share