Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë z. Kol Nikollaj, në një deklaratë për mediat e konsideroi absurd faktin që Kryeministri, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë në lidhje me miratimin e statusit të minatorit, ndërsa paralajmëroi se nëse situata nuk do të ndryshojë, atëherë do të nisin protestat. “Jemi të habitur që Rama gjatë vizitës së tij në Dibër nuk tha asnjë fjalë për Statusin e Minatorit, kur dihet që të gjithë në Diber prisnin një reagim të kreut të qeverisë për këtë problem, që është shqetësimi kryesorë i banorvë të qarkut të Dibrës, pas Rrugës së Arbirit. Jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe këtë indiferentizëm për këtë çështje kaq të ndjeshme. Kryeministrit i bëj thirrje të shikojë me prioritet këtë çështje e mos ti shmanget përgjegjësive, teksa e njoftoj që kemi nisur përgatitjet për protestat përballë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, tha z. Kol Nikollaj në intervistën e tij para mediave.