INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH në trajnimin mbi Mekanizmat e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

KSSH në trajnimin mbi Mekanizmat e OKB-së për të Drejtat e Njeriut,  Tiranë,   17 nëntor 2026
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), e përfaqësuar nga Anisa Qose, Sekretarja e Përgjithshme e FSPBUPPASH dhe Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë, mori pjesë në trajnimin për organizatat e shoqërisë civile mbi mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut, në kuadër të misionit të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në Shqipëri.

–Trajnimi u fokusua në forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për t’u angazhuar me mekanizmat ndërkombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke përfshirë:

1- Mekanizmat e OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut.
2- Organet e traktateve dhe Procedurat e Posaçme të OKB-së.
3- Hartimin e raporteve alternative dhe rekomandimeve të bazuara në prova.
4- Rolin e shoqërisë civile në monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare.
5-Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit shkëmbyen njohuri mbi temat që secili pjesëmarrës njeh më mirë dhe përvoja mbi mundësitë e angazhimit në proceset ndërkombëtare të raportimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
KSSH mbetet e angazhuar në promovimin e të drejtave sindikale, drejtësisë sociale dhe forcimin e rolit të sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Share