PERC SHPREH SOLIDARITET ME STUDENTËT DHE TË RINJTË NË EVROPË!
Më 30 tetor 2026, Komiteti Rinor i Këshillit Rajonal Pan-Evropian (PERC) publikoi një deklaratë solidariteti me studentët dhe të rinjtë që po mobilizohen në vende të ndryshme të Evropës për mbrojtjen e të drejtave dhe të ardhmes së tyre.
Në deklaratë përmendet edhe Shqipëria, ku Komiteti Rinor i PERC shpreh solidaritetin e plotë me studentët dhe të rinjtë shqiptarë, duke mbështetur të drejtën e tyre për të ngritur zërin dhe për të shprehur kërkesat përmes protestave paqësore.
Deklarata thekson rëndësinë e dialogut, respektimit të lirive demokratike dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në shoqëri.
Linku i postit:
https://perc.ituc-csi.org/Statement-of-Solidarity-with-Students-and-Young-Workers-across-Europe?fbclid=IwY2xjawVWcqpleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR-7j7Oq60W-jVU-3CNPac8hHNlj_aFxy9f_XWJJuKA8eIg8VfznJ_fvJqhiSw_aem_F-unZYRJ3aGIhzjmHEv1Yg


