INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim pune KSSH-Qendra Solidaritetit.

Takim ndërmjet Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, si dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) dhe Bruna Hylviu, Oficere Programi e Qendrës së Solidaritetit të Zyrës në Tiranë, zhvilluar në KSSH – Shtëpinë e Sindikatave.
Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, në funksion të mbështetjes së lëvizjes sindikale, mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve dhe rritjes së kapaciteteve të anëtarëve të KSSH-së.
Gjatë bashkëpunimit të deritanishëm është zhvilluar një marrëdhënie pozitive intensive bashkëpunimi, e cila ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve të drejtuesve dhe anëtarëve të KSSH-së, shkëmbimin e përvojave, mbështetjen e nismave sindikale dhe trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Gjatë takimit u diskutua mbi idetë dhe projektet e bashkëpunimit në vijim, ku palët synojnë të konsolidojnë këtë bashkëpunim përmes zhvillimit të nismave të përbashkëta, forcimit të kapaciteteve të organizatave sindikale, problematikave që lidhen me të drejtat në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës, gjithashtu edhe duke identifikuar fusha të reja bashkëveprimi dhe për të përcaktuar prioritete konkrete për të ardhmen, në frymën e partneritetit, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët.
Share