INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Zgjedhje në Autoritetin Portual Shëngjin SH.A , FSPTTSH (anëtare e KSSH).

KSSH URON ZNJ. MARIANA CANGA PËR ZGJEDHJEN KRYETARE E SINDIKATËS NË AUTORITETIN PORTUAL SHËNGJIN, SHA!
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) uron përzemërsisht znj. Mariana Canga për zgjedhjen në krye të Sindikatës së Autoritetit Portual Shëngjin SHA.
KSSH beson te fuqia e organizimit demokratik sindikal dhe i jep përparësi përfshirjes së grave dhe të rinjve në drejtimin e sindikatave.
Urime dhe suksese edhe për përfaqësuesit e zgjedhur Çlirim Rexha, Pëllumb Loshi, Silva Florini, Gentjan Ndreca dhe Mariana Caka, të cilët së bashku do të përfaqësojnë me dinjitet zërin, të drejtat dhe interesat e punonjësve të Portit të Shëngjinit.
Konfederata e Sindikatave së bashku me Federatën Sindikale të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit, anëtare e KSSH-së, ju urojmë suksese në misionin tuaj sindikal, në forcimin e dialogut social dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
KSSH është krenare për bashkëpunimin, besimin dhe solidaritetin e të gjitha strukturave të saj sindikale!
Së bashku, më të fortë në mbrojtje të të drejtave të punëmarrësve!
Share