INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim konsultimi në kuadër të proçesit të përafrimit me “acquis” e BE në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale
Takim konsultimi në kuadër të proçesit të përafrimit me “acquis” e BE në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) përfaqësuar nga Redian Bushi, Redian Bushi – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë, Suzana Lulaj – Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatve të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbime Artizanale të Shqipërisë, Klodian Islami – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në takim e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të procesit të konsultimit me publikun dhe grupet e interesit, të legjislacionit vendas që po përafrohet me “acquis” e BE-së, në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Objekt konsultimi në këtë takim ishin projektaktet:
1.   PROJEKTURDHRI PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ZBATIMIN E MASAVE PËR PARANDALIMIN NGA LËNDIMET ME INSTRUMENTE TË MPREHTA DHE INFEKTIMIT NË INSTITUCIONET E KUJDESIT SHËNDETËSOR”.
2. PROJEKT VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE  “PËR DISA SHTES DHE NDRYSHIME TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE No. 520, DATË 06.08.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RREZIQET E LIDHURA ME EKSPOZIMIN NDAJ KANCEROGJENËVE DHE MUTAGENËVE NË PUNË”.
3. PROJEKTVENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SËMUNDJEVE PROFESIONALE”.
Share