INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca e 9-të të Rinisë së PERC

Konferencën e 9-të të Rinisë së PERC,
Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së, zgjidhet Presidente e Komitetit të Rinisë së PERC-ut për mandatin e ri.
Rrjeti i të Rinjve të KSSH-së mori pjesë në Konferencën e 9-të të Rinisë së PERC-ut, të mbajtur në selinë e CITUB-it në Sofje, Bullgari, me temën “Punonjësit e rinj në kohë ndryshimesh”.
Konferenca u hap nga Ognyan Atanasov, Zëvendëspresident i CITUB-it, Nikola Bobić, President i Komitetit të 8-të të Rinisë së PERC-ut, dhe Kalina Drenska nga Friedrich-Ebert-Stiftung Bullgari, shoqëruar nga një mesazh përshëndetës me video nga Esther Lynch, Sekretare e Përgjithshme e PERC-ut.
– Gjatë dy ditëve, sindikalistët e rinj diskutuan mbi disa nga transformimet më të rëndësishme që prekin punonjësit e rinj dhe të ardhmen e sindikalizmit.
Sesioni i parë u fokusua te Inteligjenca Artificiale (IA), vendet e punës dhe fushatat që synojnë të rinjtë, me kontribute nga Dirida Nikollaj (KSSH), e cila prezantoi “Eksperimentin e Ministrit të IA-së në Shqipëri”, Vasil Todorov (CITUB), që prezantoi Asistentin e IA-së të CITUB-it, dhe Aleksandra Zdanowska (FNV), e cila ndau nisma frymëzuese.
– Monica Tepfer nga Departamenti Ligjor i ITUC-ut prezantoi Konventën e re të ILO-s nr. 193 mbi punën në platforma dixhitale, e ndjekur nga një diskutim me pjesëmarrësit.
– Në ditën e dytë, Todd Brogan, Drejtor i ITUC-ut për Fushatat dhe Organizimin, drejtoi sesionin mbi organizimin dixhital, fushatat dhe dixhitalizimin e punës sindikale, të shoqëruar me diskutime mes sindikalistëve të rinj.
– Një moment kyç i konferencës ishte zgjedhja e Komitetit të 9-të të Rinisë së PERC-ut. KSSH ka kënaqësinë të njoftojë se Dirida Nikollaj, si përfaqësuese e Rrjetit të të Rinjve të KSSH-së, u zgjodh Presidente e Komitetit të Rinisë së PERC-ut për mandatin e ri.
Konferenca punoi gjithashtu për përcaktimin e prioriteteve dhe planit të veprimit të Komitetit të ri.
Urime Komitetit të sapozgjedhur të 9-të të Rinisë së PERC-ut dhe suksese për një mandat të fuqishëm e aktiv!
Share