Takimi i dytë i Komitetit Sektorial të TIK
U zhvillua takimi i dytë i Komitetit Sektorial të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), i cili bëri bashkë anëtarët e Komitetit, përfaqësues të institucioneve përkatëse dhe ekspertë të fushës.
KSSH në këtë sektor pëtaqësohet nga Albana Allamani, Zëvëndës Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, anëtare e KSSH-së.
Gjatë takimit u prezantua oferta arsimore aktuale e shkollave profesionale të TIK për vitin shkollor 2026–2027, si dhe gjetjet e Studimit të Nevojave për Aftësi në fushën e TIK, duke evidentuar nevojat për aftësi dhe kompetenca të reja në këtë sektor.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua mundësive të mbulimit të nevojave për aftësi në fushën e TIK, me kualifikime të reja afatgjata dhe afatshkurtra.
Në vijim, u diskutua validimi i standardit të profesionit “Teknik për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, në funksion të sigurimit të përputhjes së standardit me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet e sektorit.


