INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Vizita e Delegacionit të ITF-së në Portin Detar Durrës.

Vizita e Delegacionit të ITF-së në Portin Detar Durrës.
Sot u zhvillua një vizitë në Portin e Durrësit me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ITF-së, Stephen Cotton, Koordinatorit të ITF-së për Rajonin e Evropës Perëndimore, Neven Melvan, dhe Inspektorit të ITF-së për anijet e braktisura, Romano Perić. Delegacioni u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSPTTSH-së (antare e KSSH-së), Tonin Gjinaj dhe stafin e tij.
-Konferenca për shtyp
Temat kryesore të diskutuara:
* Problematika e anijeve të braktisura dhe rastet e evidentuara në rajon.
* Mbrojtja e të drejtave të marinarëve në situata të vështira.
* Kushtet e punës dhe jetesës së ekuipazheve në anije.
* Procedurat dhe mundësitë për riatdhesimin e marinarëve.
* Roli i ITF-së dhe i sindikatave në mbështetjen e punëtorëve të sektorit detar.
– Takimi me Drejtorin e Kapitenerisë së Portit të Durrësit, z. Tomorr Harizaj.
Temat kryesore të diskutuara:
* Prania e anijeve të vendeve të treta dhe problematikat që ato mund të paraqesin.
* Monitorimi dhe trajtimi i rasteve të anijeve me ekuipazhe në vështirësi.
* Bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e sigurisë detare.
* Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe procedurave administrative në sektorin detar.
* Zbatimi i standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e marinarëve.
– Takimi me stafin drejtues te Autoritetit Portual
Temat kryesore të diskutuara:
* Strategjia për zhvillimin afatgjatë të Portit të Durrësit.
* Sfidat aktuale të sektorit portual dhe detar.
* Rëndësia e dialogut social dhe përfshirja e partnerëve socialë në proceset vendimmarrëse.
* Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve portuale, sindikatave dhe organizatave ndërkombëtare.
* Mundësitë për rritjen e standardeve të punës dhe sigurisë në sektor.
-Vizita në anijen “Besart”
Temat kryesore të diskutuara:
* Kushtet e punës dhe jetesës së ekuipazhit.
* Respektimi i të drejtave të marinarëve.
* Sfidat me të cilat përballen punonjësit në transportin detar.
* Rëndësia e mbështetjes sindikale dhe ndërkombëtare për ekuipazhet.
Në përfundim të vizitës, delegacioni i ITF-së shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe asistencë për çdo problematikë që lidhet me sektorin detar dhe mbrojtjen e të drejtave të marinarëve. Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi e mirë për të prezantuar punën e FSPTTSH-së dhe për të shkëmbyer eksperienca me kolegët ndërkombëtarë.
Share