16.04.2026 – Tiranë
Në prezantimin e gjetjeve paraprake të Raportit Vjetor 2025 të Avokatit të Popullit, diskutimet u përqendruan te sfidat reale që përballin qytetarët çdo ditë, nga funksionimi i institucioneve , te mirëqeverisja dhe mbrojtja e grupeve më vulnerabël .
Ky takim solli bashkë institucione, partnerët social, shoqëri civile dhe partnerë ndërkombëtarë , duke theksuar nevojën për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe bashkëpunim konkret.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) u përfaqësua nga Neshat Zeneli dhe Dirida Nikollaj, duke kontribuar në diskutimet mbi mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit në punë.
Sepse një shoqëri më e drejtë fillon me zëra që dëgjohen.


