Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë (anëtare e KSSH) zhvilloi një vizitë dhe takim pune në Portin Detar të Vlorës.
Gjatë kësaj vizite u bë organizimi i strukturave sindikale të Portit Detar të Vlorës. Më pas, anëtarët e kryesisë, së bashku me Koordinatorin e KSSH-së për Qarkun Vlorë, Z.Kujtim Myrtaj, dhe Koordinatorin e Federatës së Transportit për Qarkun Vlorë, Z.Aleks Seferaj, zhvilluan një takim konstruktiv me Drejtorin e ri të Portit, Z.Valdet Bello.
Në këtë takim, Z.Tonin Gjinaj shoqërohej nga Sekretari i Pergjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë pranë KSSH-së, Z. Klodian Islami.
Z. Gjinaj pasi e falënderoi dhe i uroi suksese Z.Bello në detyrën e re, ngriti disa shqetësime dhe çështje konkrete, ndër të cilat:
Kryetari i Sindikatës së Portit, z. Myfti Shkurtaj, u shpreh se do të ketë komunikim të vazhdueshëm me administratën e portit, me qëllim shërbimin sa më të mirë ndaj punonjësve dhe zhvillimin e dialogut social për krijimin e kushteve optimale të punës.


