INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Dialog mbi “Fondet e kohezionit në prag të zgjerimit”,  organizuar nga Ambasada Franceze.

KSSH ishte e ftuar nga Catherine Suard, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, me rastin e vizitës së Thierry Repentin, Kryetar i Bashkisë Chambery, ish-Ministër i Deleguar për Çështjet Europiane, në një dialog mbi “Fondet e kohezionit në prag të zgjerimit”, ku në panel ishte dhe Arbjan Maznikun, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Ky ishte takimi i tretë i organizuar nga Ambasada Franceze në lidhje me integrimin europian dhe procesin, duke përfshirë si institucionet, por edhe partnerët e rëndësishëm që duhet të jenë të përfshirë në proces.

Gjatë fjalës së tij Thierry Repentin theksoi se “Dialogu Europian për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin” ka shumë rëndësi edhe bashkëpunimi në nivel vendor si mënyra më e mirë për suksesin e procesit të integrimit europian.

Arbjan Mazniku shprehu se hapa të rëndësishme janë ndërmarrë, ku 70% e legjislacionit të BE-së zbatohet në nivel vendor, ndaj forcimi i kapaciteteve të tyre është prioritet për Ministrinë. Me Zyrat e Integrimit në bashki, trajnimin e stafit dhe përfshirjen e bizneseve lokale, po krijojmë themelet që procesi i integrimit europian të ndikojë më së pari qytetarin, në mirëqenien e tij të përditshme dhe komunitetet.

Share