INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Seminar me anëtarë të Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së punonjës nga të gjithë sektorët e Bashkisë Kolonjë në kuadër të projektit të ILO-s mbi Konventën 190 të ILO-s “Kundra dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës” që po zbatohet së bashku ndërmjet KSSH / FSAPSHCSH dhe Bashkisë Kolonjë.

Në seminar Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së shprehu vlerësimin e tij për gjithë punonjësit e Bashkisë Kolonjë për punën e tyre, përkushtimin, sakrificat dhe që janë pjesë e rëndësishme e anëtarëve sindikale të KSSH-së dhe do vazhdojmë të ngremë dhe mbështesim të gjitha çështjet të rëndësishme për ata, për të përmirësuar punën dhe jetën e tyre.
Lektoret:
Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH, informoi mbi ILO, Konventën 190, punën e bërë gjatë gjithë procesit të tij, si dhe punën e bërë nga KSSH për ratifikimin nga Parlamenti Shqiptar, duke nisur që me shkresën e parë të dërguar Kryeministrit Rama me 7 Tetor 2019 dhe deri në miratimin e tij.
Prof. Dr. Arta Mandro, Eksperte e Lartë e ILO-s u thellua nga ana juridike mbi Konventën 190, duke e bërë edhe ndërvepruese me pjesëmarrësit, si edhe me shembuj konkretë.
Gjatë seminarit lektoret bënë edhe punë grupi të ndryshme, duke e bërë seminarin edhe ndërveprues, por edhe për të matë informacion nga punonjit mbi çështjet e trajtuara.
Share