Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor ishte fokusi i një aktiviteti të Nivelit të Lartë Rajonal, që solli në Tiranë krerët e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social (EESC), Fondacionin Evropian të Trajnimit, Agjencinë Evropiane për Kushtet e Jetesës dhe të Punës dhe përfaqësues nga Sindikatat, Organizatat e Punëdhënësve dhe Shoqërisë Civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Znj. Olta Manjani, Zëvëndës Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit theksoi se reforma të rëndësishme janë bërë me angazhimin për ti bërë dhe përfshirë të gjithë së bashku, pasi nuk ka përmirësim të tregut të punës pa bashkëpunimin e të gjithë partnerëve. Në kornizën e Planit të Rritjes ky takim është shumë i rëndësushëm. Një dialog i fortë social përmirëson kushtet e jetesës dhe punës për qytetarët dhe punëtorët në rajon. Bashkëpunimin rajonal – Rritja e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfitimi nga praktikat më të mira të BE-së janë thelbësore për një ekonomi më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Z. Oliver Röpke, Presidentit të Këshillit Ekonomik e Social Europian (EESC) theksoi bashkëpunimin e mrekullueshëm me partnerët social dhe shoqëria civile gjatë vitit të fundit në të gjithë rajonin, por Sidomos me Shqipërinë, ku falë angazhimit të gjithë palëve, edhe Qeverisë, arritëm të finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ (KPK) ndërmjet Shqipërisë dhe BE, i cila ka qënë një nga prioritete e punës me qëllim që të përmirësojmë politikat dhe përfshirjen sociale, të jemi pjesë e Modelit Social të BE, të rrisim formulimin e dialogut social, kontraktimit kolektiv, forcimit të sindikatave dhe punëdhënësve. Për arritjen e finalizimit të krijimit të KPK patjetër që duhet falenderuar edhe Ursula von der Leyen, e cila është angazhuar në këtë projekt dhe e ka shtyrë, si një instrument I partnerëve socialë dhe shoqërisë civile për ta përdorur për të gjitha politikat e procesit të integrimit europian.
Z. Ivallo Kalfin, Drejtor Ekzekutiv i Eurofound, shprehu rëndësinë e përfshirjes së partnerëve socialë dhe duke qënë se ky proces ka shumë sfida, bashkëpunimi, mbështetja, vendimmarrja dhe të punuarit të gjithë së bashku, vetëm atëherë mund të ketë sukses. Eurofound është një nga agjencitë e para europiane të krijuara me fokus tek partnerët social.
Znj. Pilvi Torsti, Drejtore e Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF), shprehu se ETF është një strukturë e krijuar që kur ishin vetëm 12 anëtarë në BE dhe objektivi i atëhershëm për Liri – Prosperitet – Paqe edhe sot janë mjaft të rëndësishme për BP dhe që kërkon angazhimin e të gjitha palëve.
Z. Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Procesi i anëtarësimit nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit – ai kërkon një qasje të të gjithëve, i cili duhet të çojë në këto ndryshime shoqërore. Dialogu efektiv social luan një rol jetik në këtë transformim.