Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente KSSH mori pjesë sot në takimin e organizuar nga ITUC-PERC për të diskutuar dhe avancuar më tej prioritetet e sindikatave për përcaktimin e standardeve të ILO-s për punën e denjë në ekonominë e platformës.
Ky takim është në kuadër të deklaratës së Komitetit Ekzekutiv të PERC dhe ishte një mundësi për të shkëmbyer njohuri me organizatat sindikale, për t’i udhëhequr ata mbi proceset e ILO-s dhe për t’u përfshirë në një fushatë globale për të arritur standarde të fuqishme detyruese.
Gjithashtu eksploroi lidhjet me Direktivën e BE-së për punën e platformës, pasi mësimet nga procesi i BE-së tani duhet të sillen në nivel ndërkombëtar, duke siguruar që standardi global të mbajë ambicie të larta, të mbajë hapin me përparimet teknologjike dhe të adresojë çështjet që nuk mbulohen nga Direktiva e BE-së ose transpozimi i saj në ligjin kombëtar.
Gjithashtu nga Drejtori i Fushatave të ITUC shpjegoi dhe diskutoi mbi Fushatën e ITUC për vendosjen e standardeve të ardhshme për punën e denjë në ekonominë e platformës.
KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise prej afërsisht 2 vitesh tashmë është e angazhuar në fushatën e ITUC për miratimin e një Konventë dhe Rekomandim të posaçëm të ILO për punonjësit e platformës.