INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Nismë për vendet kandidate të BE”, Ropke: Mbështetje për ta bërë Shqipërinë anëtare

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social-Europian, Oliver Ropke. Gjatë fjalës së tij, Ropke ka thënë se duhet mbështetje madhore për zgjerimin që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
Në lidhje me Shqipërinë, kemi 18 anëtarë nga sindikatat, të cilët kanë punuar për 2 opinione shumë të rëndësishme për të ardhmen e politikës së kohezionit të BE. Ka qenë e suksesshme kjo nismë.
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Komisionit Evropian. Jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë projekt sepse nuk mund të zhgënjejmë asnjë prej vendeve të rajonit, në përfshirjen graduale të vendeve kandidate. Jemi pararoja e kësaj metedologjie këtu në BE.
Shoqëria civile në Tiranë ka shumë dëshirë që të shkojmë edhe më tej me këtë nismë dhe është koha për të marrë hapin e radhës, krijimi i një organi konsultativ. Ne jemi gati, bazën ligjore e kemi, thjesht duhet të caktohen anëtarët dhe mund të vazhdojmë. Duhet të fillojmë me këtë hap të mëtejshëm.
Ne miratuam një rezolutë për mandatin tjetër legjislativ. Qasja jonë për të integruar vendet kandidate, e mëshiruar në këtë rezolutë. I bëjmë thirrje dhe institucioneve për mbështetjen për anëtarësimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe aty kemi theksuar funksionin e rëndësishëm që do të kenë komitetet. Procesi duhet të jetë i besueshëm dhe nuk duhet ta largojmë vëmendjen dhe sytë nga ky moment i rëndësishëm.

Share