INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Vizitë në Kryeqendrën e rezistencës për Liri dhe Pavarsi, Kalanë e Krujës

Në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve të KSSH për kolegët e Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të Moldavisë (CNSM), KSSH organizoi një vizitë në Qytetin e Krujës, ku u vizituan Kalaja e Krujës, Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pazarin e vjetër, etj. për tu njohur nga afër me historinë dhe me traditat patriotike të popullit tonë.
Miqtë nga Moldavia evidentuan ngjashmëritë dhe traditat patriotike të dy popujve tanë në periudhat e hershme dhe në ato të rilindjes për liri dhe pavarsi.
Heroin tonë Kombetar Gjergj Kastrioti ,Skenderbeu ata e vlerësuan si shpëtimtar të qyteterimit Europian.
Historia e Skënderbeut ngjall kuriozitet për madhështinë e saj dhe na bën krenar si komb.
Gjatë vizitës guida i informoi edhe për gjithë shtetet ku është I vendosur busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, I cili ndodhet në shumë sheshe dhe I është vënë emri në shumë rrugëve të botës.

Share