Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Sektorial të Mikpritjes dhe Turizmit, në të cilin u diskutuan dhe validuan 7 standarde profesionesh dhe 10 standarde të kualifikimeve profesionale, të hartuar nga AKAFPK gjatë vitit 2024, në fushën e Hoteleri – Turizmit. Anëtarët diskutuan dhe bënë rekomandimet përkatëse mbi standardet, pasi i kishin konsultuar paraprakisht dokumentat me ekspertët të fushës që i kanë pjesë të stafit dhe bashkëpunëtorëve.