Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, nën drejtimin e Kryetares, Zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj.Olta Manjani.
Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së është Zëvëndës Kryetar i Këshillit Administrativ dhe diskutoi mbi çështje të rëndësishme si pagat dhe sidomos domosdoshmëria e rritjes së pensioneve.
Keshilli Administrativ në përmbushje të Kontratës Kolektive të Punës me KSSH dhe me përmirësimin e performancës ekonomike të ISSH vendosi që duke filluar nga data 1️⃣ Korrik të 📈 rriten të gjithë pagat me 1️⃣5️⃣% për Drejtoritë Rajonale dhe 1️⃣0️⃣% për të punësuarit në Drejtorinë e Përgjithëshme të ISSH.
📄Gjatë kësaj mbledhjeje u morën disa vendime, ku më kryesori ishte ai i miratimit të rezultatit financiar për vitin 2023.