INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës.!

Duke filluar nga data 1 korrik 2024 sipas vendimit te fundit të qeverisë rriten pagat që nga ushtria deri tek burgjet, arsimi e shëndetësia. Perqindja dhe vlerat e pagave do ti gjeni me poshte te ndara sipas profesioneve.:
1.Forcat e Armatosura do të vijojë nga 7% deri në 22%, ku rritja më e madhe do të jetë tek ata që kanë pagën më të ulët.
2.Për zjarrëfikësit është parashikuar rritje pagash deri në 30%, ndërsa për punonjësit e burgjeve rritja nis nga 13% deri në 27%.
3.Për mësuesit rritja është nga 20 mijë lekë deri në 22.8 mijë lekë sipas nivelit arsimor, dhe për punonjësit e shëndetësisë rritet me 20 mijë lekë rroga për mjekët dhe me 15 mijë lekë për infermierët.
1.RROGAT E REJA TË FORCAVE TË ARMATOSURA:
ËSHTË BËHET
Ushtari 58 mijë lekë 71 mijë lekë
Rreshteri 62.660 lekë 80.000 lekë
Majorit 89.440 lekë 107.000 lekë
Koloneli 143.000 lekë 163.500 lekë
Gjenerali 165.000 lekë 190.000 lekë
2.RROGAT E REJA TË SHËRBIMIT ZJARRËFIKËS
ËSHTË BËHET
Asistent zjarri 46.000 lekë 60.000 lekë
Zjarrfikës 52.500 lekë 65,000 lekë
Kryezjarrëfikës 55.000 lekë 70,000 lekë
Kryeinspektor 74.500 lekë 85.000 lekë
Inspektor 64.200 lekë 75.000 lekë
Komisar 97.500 lekë 105.000 lekë
Drejtues 108.000 lekë 115.000 lekë
Drejtues i pare 120.000 lekë 140.000 lekë
Drejtues i lartë 131.000 lekë 160.000 lekë
3.RRITJA E PAGAVE NË SHËNDETËSI
Mjekët +20 mijë lekë
Infermierët +15 mijë lekë
Administrata shëndetësore +15-20%
4.RRITJA E PAGAVE NË ARSIM
ËSHTË BËHET
Mësuesit në arsimin e mesëm të lartë 79 mijë lekë 98.5 mijë lekë
Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët 75.8 mijë lekë 96 mijë lekë
Mësuesit në ciklin fillor.
72.4 mijë lekë 95.2 mijë lekë
5.PUNONJËSIT E BURGJEVE
Aspirantët për Policinë e Burgjeve 80% të pagës së inspektorit
Punonjësit e burgjeve rritje nga 6 mijë deri në 33.6 mijë lekë.

Share