INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

“Ndaloni Shpopullimin, Mirqeverisni ,Rrisni pagat, Ulni çmimet, Shpërndani fitimet”.!! Të Protestojmë të gjithë së bashku.!

Me 1 Maj , ditën ndërkombëtare të punëtorëve KSSH ka vendosur që zërin e saj ta ngre për një çështje me rëndësi kombëtare , për largimin masiv të rinisë shqiptare nga vendi, fenomen ky që po shpopullon Shqipërinë dhe po krijon një reaksoin negativ në gjithë shoqërinë jo vetëm në demografinë e vendit tonë por dhe në ekonomin e zhvillimin e tij , duke ndryshuar dhe përkeqësuar të gjithë strukturën e punësimit në Shqipëri dhe krijuar një gropë që nuk do ta mbushim kurrë as me Bangladeshas as me indianë.
Një raport i vetëm pak javëve më parë i INSTAT konfirmonte se nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2019, kishte 681,552 persona të moshës 15-29 vjeç, teksa në tremujorin e fundit të vitit 2023, popullsia e moshës 15-29 vjeç ishte 587,888 persona.
Kjo shifër është një këmbanë alarmi, për gjithë shqiptarët ndaj KSSH në 1 Maj në ditën e punëtorëve ka zgjedhur këtë formë protestë jo vetëm simbolike por për të bërë thirrje, për te artikuluar dhe kërkuar kërkesat e saj ndaj Qeverisë dhe politikës Shqiptare dhe asaj ndërkombëtare e veçanërisht BE për të ndaluar kët hemoragji kombëtare me përmasa katastrofale për vendin dhe popullin tonë.
Prandaj të gjithë së bashku të rreshtohemi dhe të grumbullohemi në rrugën e protokollit , në Aeroportin e Rinasit , në portën ndërkombëtare nga ku ikim shqiptarët dhe hyjnë e dalin qeveritarët shqiptarë dhe burokratët europianë për të kërkuar dhe sensibilizuar politikën, shoqërinë dhe sipërmarrjen të marrin masa konkrete dhe pse jo ligjore për të frenuar këtë eksod kombëtar.
Bashkohuni me ne , më 1 Maj ora 10-12 të protestojmë të gjith së bashku në Rrugën në hyrje të Aeroportit të Rinasit. ” ATDHEU KA NEVOJË PËR JU” !

Share