INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i @FESTirana mbi “Ligjin gjerman për kontrollin në Zinxhirët e Prodhimit si mjet pune për sindikatat”

Fondacioni Friedrich Ebert organizoi një takim diskutimi mbi ligjin Gjerman të hyrë në fuqi në Janar 2023 mbi kontrollin e detyrueshëm në 🔗 zinxhirët e prodhimit.
Znj. Franziska Korn, Këshilltare për politikat e Biznesit dhe të drejtave të njeriut në Fondacionin Friedrich Ebert në Berlin dha një informacion mbi këtë ligj dhe rëndësinë e përdorimit të tij edhe në Shqipëri në kompanitë Gjermane.
KSSH në këtë takim përfaqësohej nga Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë (FSPTKSHASH), të cilat së bashku me partnerët mediatikë, sindikatat dhe shoqërinë civile, eksploruan rëndësinë e kontrollit të kujdesshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda zinxhirëve të prodhimit, si dhe shkëmbyen praktikat e mira në disa kompani.

Share