INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konfederata e Sindikatave mbështet rritjen e pagave për të punësuarit në Kompaninë Publike OSHEE-Grup

Dhe inkurajon Federatën e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërise , që e drejtuar nga Sekretari i ri i saj i Përgjithshëm Z.Klodian Islami po negocion me kompetencë nënshkrimin e Kontratës se re Kolektive të Punës për suksesin e arritur dhe njëherësh garanton të gjithë punëmarrësit e Kompanisë se do vazhdojë ti mbrojë dhe ti përfaqësojë me dinjitet , profesionalizëm e besnikëri ashtu si deri më sot.!
Të gjithë të punësuarit në të tre kompanitë e OSHEE-Grup duke filluar nga muaji Nëntor 2023 do të përfitojnë rritje page deri në 29%.
Kjo rritje pagash do të variojë sipas sektorëve, me përparësi punonjësit me paga të ulëta dhe punonjësit e terrenit duke filluar nga elektriçistët, teknikët, inxhinierët dhe faturistët dhe të gjithë punëtorët e shërbimeve mbështetëse etj.
Paga e elektricistit që deri më sot ka qenë rreth 50 mijë lekë, duke filluar nga data 1 nëntor 2023 kjo pagë shkon në 70 mijë lekë. Për herë të parë për punonjësit e elektroenergjitikës do të aplikohet edhe vjetërsia në punë, duke u bazuar mbi atë skemë që tashmë është aplikuar edhe në administratën publike. 0.6% është llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para, 0.8% nga viti 10 deri në vitin e 20 dhe 1% për 10 vitet e treta në punë”.
Këto ditë Qeveria ka miratuar një skemë të re pagash për administratën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSHEE, e cila merr në konsideratë një rritje të ndjeshme të pagave për nivelet e ulta të punonjësve. Më këtë skemë që tashmë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 70 mijë-80 mijë lekë në muaj.
Ndërsa vazhdon të mbetet i thelluar hendeku midis pagave të ulëta të punonjësve dhe të larta të stafit menaxherial.Administratori i Kompanisë merr pagë mujore 300 mijë lekë në muaj ndërsa , Drejtori i Divizionit 270 mijë lekë në muaj.Shefi kabinetit paguhet me 200-250 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale 150—200 mijë lekë në muaj, në varësi të madhësisë Operatorit rajonal.
Duket qartë se akoma vazhdon të ketë një diferencë të ndjeshme në paga të stafit menaxheri al me ata të terrenit dhe të teknikës dhe të shërbimeve mbështetëse.
Mbetet detyrë e Sindikatës që të ushtrojë gjith presionin e sajë pozitiv dhe të bashkëpunojë në vijimësi me punëdhënësin që kjo diferencë të vazhdojë të ngushtohet në të ardhmen e shpejtë.
Share