INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Alternim pushimesh dhe aktiviteti sindikal

Në ambientet e KSSH , Sekretarja e Përgjithëshme e Federatës Sindikale e Punonjësve të Tekstileve , Konfeksioneve dhe Sherbimeve të Artizanatit të Shqipërisë ( antre e KSSH). Znj.Suzana Lulaj priti në një takim pune me kërkesën e tyre përfaqësuesin e Solidarity Center të AFL-CIO Amerikane në Tiranë Z.Steven McCloud!
Në takim u diskutua për situatën e kushteve të punës , pagës , shpërblimeve , të drejtat themelore , situata e dialogut social , kontraktimit kolektiv , reformimi i sistemit të pagave , siguria në punë , përfshirja e grave dhe të rinjve në tregun e punës etj. në industrinë e favoreve dhe të veshjeve në Shqipëri. Në takim u përcaktuan dhe prioritetet e punës dhe bashkpunimi dypalësh për në të ardhmen duke ndërtuar një kalendar aktivitetesh të bashkorganizuara dhe bashkëfinancuara nga KSSH dhe Qendra e Solidaritetit të AFL-CIO në Tiranë.
Miqtë u pritën edhe nga Presidenti i KSSH Z.Kol Nikollaj i cili falënderoj miqtë për mbështetjen dhe solidaritetin si dhe garantoj gjith mbështetjen për të thelluar më tej bashkëpunimin e kësaj Zyre të Solidaritetit me Sindikatat e bazës dhe të profesioneve.
U bashkdakordësua që do të mbështeten nismat që mori KSSH në mbledhjen e fundit të PE të KSSH për të ngritur disa komisione pune pranë KSSH duke filluar nga shtatori i këtij viti si Komisioni për reformimin tërësor të Sistemit të Pagave , Komisionit të Negocimit e Nënshkrimit të Kontraktimit Kolektiv si dhe Komisionit të posaçëm për të ndërmarrë nismën ligjore për miratimin nga Parlamenti të një Pakete ligjore specifike për Sindikatat , Kontratat Kolektive dhe Zgjidhjen miqësore të mosmarveshjeve të punës.
Share