INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca Ndërkombëtare e Punës e këtij viti në Gjenevë

Konferenca Ndërkombëtare e Punës e këtij viti në Gjenevë ( Sesioni 111 i Konferencës së ILC) mblodhi 5000 delegatë që përfaqësonin qeveritë, punëtorët dhe punëdhënësit nga 187 shtetet anëtare të ILO.

Kjo Konferencë miratoi disa dokumenta dhe rezoluta për një tranzicion të drejtë dhe mbrojtjen e punës, si dhe miratoi një rekomandim të ri për praktikat cilësore dhe një rezolutë për Bjellorusinë ,sipas nenit 33 të Kushtetutës së ILO-s, duke sfiduar dhe dënuar mospërfilljen e vazhdueshme të Bjellorusisë për të drejtat e punëtorëve dhe arrestimin e panumërt sindikalistësh. Kjo është hera e dytë në historinë më shumë se 100-vjeçare të ILO-s që delegatët e ILC-së ndërmarrin një hap të tillë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në pamundësinë e krijuar nga mosfinancimi i Qeverisë Shqiptare e ndoqi Konferencën on-linjë.

Pavarësisht kësaj KSSH nëpërmjet një letre të posaçme dërguar autoriteteve ndërkombëtare i ka bërë thirrje qeverisë Ukrainase të tërheqë të gjitha projektligjet për ndryshimin e ligjit të punës nga rendi i ditës së Parlamentit dhe të vendosë një moratorium; të shfuqizojë të gjitha ligjet antipunëtore dhe antisindikale në fuqi; të ndalojë shtetëzimin e pronave të sindikatave dhe ndalojë menjëherë presionet dhe kërcënimet ndaj drejtuesve të sindikatave.”

Share