INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

8-9 Qershor 2023, Bruksel Making Skills Count

Në kuadër të #VititEuropianTeAftesive në Bruksel po zhvillohet Konferenca “Ti bësh Aftësitë të Vlefshme”, organizuar nga Komisioni Europian, ku Zëvendës Presidentja e KSSH-së, Znj. Anisa Subashi është e ftuar.

Z. Nicolas Schmit, Komisioneri Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale: “Aftësitë gjithmonë në axhendën e punës së Komisionit Europian, pasi janë të rëndësishme për punët sot dhe nesër, sidomos në këto kohë tranzicioni ku po shihet që punët po zëvendësohen nga teknologjia dhe se është koha që punonjësit të kenë aftësitë e duhura për tu marrë me teknologjinë. Duhen trajnuar punonjësit dhe tu jepen mundësitë për të përmirësuar veten dhe ndoshta për të ndryshuar karrierën e tyre, prandaj trajnimi dhe ritrajnimi duhet të jetë normalitet i punës së përditshme.
Duhet të ndryshohen mendësitë se kohët po ndryshojnë dhe kjo është normaliteti i sotëm. Motivimi i njerëzve është çelësi kryesor, pasi njerëzit duhet të kenë një plan në mendjet e tyre dhe motivimi është ai që do ti çojë në përmirësimin jo vetëm të vetes së tyre, por edhe jetës personale. Aftësitë janë përtej një vendi pune dhe prandaj bizneset duhet ti shohin punonjësit dhe zhvillimi I tyre si investim për të ardhmen e tyre. Ka rol për partnerët social dhe sindikatat dhe kur janë të përfshirë sindikatat ndryshimet ndodhin më butësisht dhe me më pak rëndesa për bizneset, prandaj ata duhet ti shohin si partnerë.
Dialogu social në këtë tranzicipn është çelësi kryesor për ta kaluar këtë tranzicion sa më butësisht dhe në mënyrë sa më të drejtë.
Për të rinjtë e rëndësishme është që nëse doni të bëni diçka bëjeni me motivim dhe jeni të hapur, duhet të keni vetëbesim dhe ide”

Share