Këshilli Ekonomik dhe Social i Greqisë organizoi Samitin e Dialogut Social të Europës Juglindore 2023, me Këshillat Ekonomik dhe Social të Europës Juglindore (EJL) nga vendet që janë anëtare të BE-së dhe nga vende të tjera që nuk janë ende anëtare, por janë në procesin e anëtarësimit, për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të eksploruar zgjidhje, të cilat do të përbëjnë edhe bazën e një ndjekjeje sistematike dhe të zhvillimit të një rrjeti të qëndrueshëm midis organizatave pjesëmarrëse.
KSSH në këtë takim përfaqësohej nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, si 2 nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Punës.
Fokusi i këtij takimi theksonte se multilateralizmi provues i së ardhmes ka nevojë për bashkëpunim konstruktiv për të adresuar sfidat kryesore si konfliktet rajonale, kriza klimatike dhe energjitike dhe qëllimi për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ku Institucionet e Dialogut Social duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për formësimin e një të ardhmeje gjithëpërfshirëse, si dhe t’i shtohet vlerë debatit të përgjithshëm që zhvillohet dhe të hapen shtigje për zgjidhje të përbashkëta.
Në këtë Samit tre panelet u fokusuan në aspektet e mëposhtme:
Zbutja e ndikimit të krizës energjetike – nisma bashkëpunuese
Bashkëpunimi në sektorin e energjisë si një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm (Qëllimi 7: Energji e përballueshme dhe e pastër, UN Agenda 2030)
Integrimi rajonal në EJL dhe procesi drejt anëtarësimit në BE për vendet kandidate
Si rezultat i këtij Samitit ishte formulimi i një deklarate përfundimtare që pasqyron qëndrimet dhe propozimet e rezultuara nga debatet.