Presidenca Ekzekutive e KSSH-se mblidhet posacerisht per te diskutuar ne lidhje me Vendimet e fundit te Qeverise per Programet e punesimit, te punonjesve qe kan humbur vendet e punes si efekt i pandemise #Covid19. Te gjithe pjesemarresit raportuan per situaten e veshtire qe po kalojne punemarresit shqiptar, si dhe vlersuan pozitivisht vendimet e fundit te qeverise te cilat amortizojne ndjeshem dinamikat e tregut te punes te c’akorduara nga pandemia e Covid-19. Programi është hartuar si pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia. Qëllimi i programit të punësimit është ri-integrimi i shpejtë në tregun e punës i punëkërkuesve, që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID 19, duke shmangur mbështetjet e tyre përmes skemave pasive të mbështetjes, siç është pagesa e papunësisë apo ndihma ekonomike.
Gjithashtu, nëpërmjet financimit të pagës dhe kontributeve të detyrueshme shoqërore, ky program nxit krijimin e vendeve të punës dhe mbështet kompanitë në procesin e rimëkëmbjes.
Programi i punësimit parashikon punësim në periudha 4, 8 ose 12-mujore, në përshtatje me profilin dhe nevojat e punëkërkuesit sipas vendit të lirë të punës.
Vendimi parashikon që punëdhënësi do të ofrojë subvencionim në varësi të periudhës së punësimit të stafit për:
Programin e punësimit 4 – mujor:
Financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, për 2 (dy) muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë, dhe të katërt të kontratës;
Kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj.
Programin e punësimit 8 – mujor:
Financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, për 4 (katër) muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë, të dytë, të shtatë dhe të tetë të kontratës;
Kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj.
Programin e punësimit 12 – mujor:
Subvencionim i kostove te financimit të sigurimeve të detyrueshme (kontribut i punëdhënësit dhe punëmarrësit) në masën 100 %, të llogarituara në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit, të kompensuara çdo muaj. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të jetë institucioni përgjegjës për regjistrimin e punëdhënësve të interesuar dhe do të ndjekë procedurat për përfitimet nga këto programe të punësimit. Punëdhënësit mund të kërkojnë për përfshirjen në program në rrugë elektronike, duke ngarkuar në faqen e internetit: formularin e kërkesës së plotësuar, sipas modelit standard të miratuar dhe publikuar nga institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë;
Autorizimin e punëdhënësit, me të cilin autorizohet institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë për të kryer të gjitha verifikimet dhe kërkimet e nevojshme të dokumenteve dhe të të dhënave të kërkesës;
Vetëdeklarim për mospasjen në ngarkim të punëdhënësit, të shkeljeve apo sanksioneve që lidhen me legjislacionin e punës, përgjatë dy viteve të fundit. Procedurat e sakta për pjesëmarrjen në këtë program, do të bëhen publike nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.
Programi i Qeverisë 2017 – 2021 e ka vënë fokusin te punësimi dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës, në përputhje me vizionin dhe direktivat e Bashkimit Europian, Strategjinë Europiane të Punësimit 2020, si dhe kërkesave për integrimin europian të Shqipërisë në BE.