KSSH solidarizohet dhe mbeshtet Naftetaret e Ballshit ne kerkesat e tyre fondamentale, legjitime dhe te drejta!!!
KSSH kerkon nga naftetaret te mos terhiqen, por te kthjellohen, te artikulohen dhe te ruajne pavaresine ne mbrojtjen e kauzes se tyre te drejte. Pavaresisht diversitetit te mendimit, te qendrimit apo te antaresimit te tyre sindikal, KSSH shpreh edhe njehere gjithe gadishmerine e saj per te afruar jo vetem solidaritet, por edhe mbeshtetje me veprime, organizime apo ekspertize profesionale ne negocimin dhe menaxhimin e kesaj situate kaotike dhe po thuaj jashte kontrollit.
KSSH si ombrella konfederative e 10 Federatave Sindikale Profesionale, me antaresim ne te gjitha profesionet ne te gjithe sektoret ekonomik publik e privat, me shtrirje e aktivitet ne gjithe territorin e vendit tone, si anetare e ITUC ( Konfederates Nderkombetare te Sindikatave ), si partneri social i Qeverise Shqiptare ne KKP ( Keshillin Kombetar te Punes) dhe pjese e delegacionit vjetor te shtetit Shqiptar ne ILO ( Organizaten Boterore te Punes ) duke filluar nga 01.10. 2020 do te ndermarre nje fushate informimi dhe sensibilizimi kombetar dhe nderkombetar si dhe do asistoje e mbeshtese cdo individ, grup punetoresh apo edhe Sindikaten perkatese nese e kerkon nje gje te tille, me te gjithe asistencen e duhur ligjore, dhe infrastrukturore ne perballjen e tyre me Qeverine, punedhenesit apo institucione te treta te perfshire direkt apo indirekt ne kete mega-afere korruptive duke shkelur mbi djersen, gjakun dhe dinjitetin e naftetareve dhe ballshioteve e te gjithe shqiptareve.
“Greva”, Sindikata Botërore e Industrisë kryqëzon qeverinë Rama: Shkelje e rëndë, detyroni kompaninë të shlyejë 27 pagat e prapambetura.
Sindikata Globale e IndustriAll dhe Sindikata Evropiane IndustriAll Europë i kërkojnë qeverisë shqiptarë të ndërhyjë dhe të detyrojë kompaninë “Tosk Energy” të shlyejë pagat e prapambetura të 27 muajve për punëtorët e rafinerisë së Ballsh që prej 10 ditësh janë në grevë urie.
Ka qenë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë KSSH që ka vënë në dijeni për problemin e punonjësve të stacionit të Pompimit në Poçem që kanë 27 paga të prapambetura dhe prej 10 ditësh janë në grevë urie si dhe për nafetarët e Ballshit që kanë tre paga të prapambetura dhe prej 6 ditësh kanë nisur grevën.
Më poshtë keni deklaratën të përkthyer në shqip të dy sindikatave të industrisë për grevën e naftëtarëve shqiptarë.
“I nderuar Kryeminister,
Ne po ju shkruajmë këtë letër në emër të Sindikatës Globale IndustriAll dhe Sindikatës Europiane IndustriAll Europe, të dyja përfaqësojnë miliona punëtorë në Miniera, Energji dhe Industrinë Prodhuese në Europë dhe në të gjithë botën, duke përfshirë punëtorët e Naftës dhe Gazit, i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare të ndërhyjë me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të sigurojë pagesë të plotë për pagat e papaguara të gjithë punëtorëve të Naftës.
Ne e kuptojmë që punëtorët nuk janë paguar për 27 muaj radhazi. Ne e gjejmë këtë situatë të papranueshme. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit kombëtar të punës dhe standardeve Ndërkombëtare kryesore të punës.
Prandaj, ne ju kërkojmë që të ndërhyni me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të marrin pagat e papaguara dhe t’u garantohet respekt i të drejtave themelore të punës të tyre.
Ne jemi në pritje të pergjigjes dhe veprimit tuaj të shpejtë.
Sinqerisht,
Walter Sanches
Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së IndustriAll Global
Luc Triangle
Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së IndustriAll Europe”