Propozimi i KSSH-se: 2 mije euro pagë për mjekët, 1 mijë euro për infermierët.
Deklarata e plote e KSSH-se ne muajin MARS 2020, Drejtuar Qeverise dhe K/Ministrit Rama per rritjen drastike te pagave per infermieret dhe mjeket!
Dalja masive e shqiptarëve ditën e shtunë pas një thirrje spontane për të duartrokitur bluzat e bardha ishte tregues i qartë se sot mjekët dhe infermierët janë ata që duhet të na bashkojnë dhe jo të ndajnë.
Coronavirusi tashmë është mes nesh ka marrë jetë njeriu, mbi 50 persona janë të infektuar qindra të tjerë janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe 2.5 milionë shqiptarë të tjerë rezidentë në vend janë në ankth të vetekarantinuar në banesat e tyre.
Në ballë të kësaj betejë janë bluzat e bardha, të cilët në emër të betimit Hipokratit kanë vënë shëndetin e pacientëve përpara vetes, familjes dhe jetës tyre.
Ata nuk kërkojnë merita, në kërkojnë reklamë nuk na dalin duke na dhënë mend në ekrane, por zgjedhin ti dalin përballë coronavirusit me objektiv parandalimin e përhapjes tij. Sot ata janë në krye të detyrës dhe në nuk kemi asgjë në dorë vec mbështetjes pa kufi për ta në cilëndo rrethanë.
Sot ka vend pa fund për kritika, por koha nuk është e duhura dhe pse është e kuptueshme se militantët e opozitës dhe mazhorancës do konsumojnë politikën e ditës, por në lumin e injorancës tyre nuk mbyten më as familjarët e tyre dhe jo më qytetarët shqiptarë të cilët e dinë mirë kur është koha për propagandë, kur është koha për opozitë dhe kur është koha për solidaritet.
Sot respekti për mjekët nuk duhet të jetë i përkohshëm deri sa të kalojmë këtë krizë, por permanent dhe dinjiteti i tyre duhet të triumfojë mbi militantizmin.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë prej tre vitesh i ka propozuar qeverisë shqiptare rritjen e pagës për mjekët dhe infermierët.
Ne kemi kërkuar që paga për mjekët të shkojë deri në 2 mijë euro ndërsa për infermierët të shkojë deri në 1 mijë euro.
Kjo kërkesë e jona në tetor të 2018 u prit me skepticizëm, por koha dëshmoi se ishte e drejtë dhe e logjikshme.
Pandemia me koronavirusin do ndryshojë rrënjësisht sistemin shëndetësor në të gjithë globin dhe për pasojë edhe në Shqipëri.
Bluzat e bardha do jenë ndër njerëzit më të paguar në shoqëri, pasi ata kanë në dorë gjënë më të shtrenjtë, jetën tonë.
Ky nivel page i propozuar nga KSSH nëse do ishte miratuar sot do ishte kthyer në një armë të fortë në betejën kundër covid 19.
Në radhë të parë do ishte ndaluar hemoragjia e bluzave të bardha dhe sot do kishim më shumë ushtarë të kualifikuar në betejë.
Pasi të kalojmë këtë sfidë, mazhorancë opozitë sindikata grupe interesi shoqëri civile duhet të bëhemi bashkë të mësojmë nga gabimet dhe rikuperimet ti nisim me bluzat e bardha, pasi ata janë sot Shqipëria.