Menaxheri rajonal per Ballkanin Perendimor Z. Johan Schmid per Olaf Palme Internacional Center dhe Kordinatorja kombetare ne Tirane Znj.Plejada Gugashi vizituan seline e KSSH dhe u priten nga Z.Kol Nikollaj ,President i KSSH-se dhe Znj.Anisa Subashi ,Zv.Presidente e KSSH-se.
Takimi u perqendrua ne pervojat ,eksperiencat dhe sfidat qe po perballen Sindikatat ne Shqiperi dhe ne rajon e ne gjith Europen ne kohen e pandemise #Covid19. Zhgjidhjet dhe alternativat konkrete qe mund te afrojne Sindikatat dhe shoqeria civile per proceset integruese ne BE si dhe per kapercimin e kesaj situate dhe mundesite e shancet qe krijon koha postcovid per sindikatat.
Ne ket takim vend te vecante zuri dhe situata sociale ,ekonomike ,dhe politike ne Shqiperi dhe sidomos zgjedhjet e reja elektorale , programet politike te ofruara , dhe mundesite qe afrojne sindikatat ne nje situate te tille zgjedhore per kurorzimin me sukses te zgjedhjeve elektorale me standarte , te qeta dhe te ndershme.