Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) e përfaqësuar nga Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) dhe Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve dhe Shërbimeve të Artizanantit të Shqipërisë (FSPTKSHASH, së bashku me Zj. Fiona Mccluney, Ambasadore e OKB, me përfaqësuesen e ILO-s në Shqipëri, Kryetarin e Shoqatës së Fasonerive dhe të Inspektoriatit të punës në Fier zhvilluan një takim në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shendetit në Punë me punonjëse, pronarë e drejtues të kompanisë Blue Sky-Krienko.
Shëndeti dhe siguria e dobët në vendin e punës kushtojnë rreth 278. milion jetë çdo vit dhe ndërsa punëtorët në të gjithë botën që kanë humbur jetën nga aksidentet në vendin e punës dhe sëmundjet përkujtohen në 28 Prill, KSSH, udhëhequr nga ITUC, ngre dy kërkesa kryesore 👇 për të shpëtuar jetë:
1. Shëndeti dhe siguria në punë duhet të marrin statusin e një të drejte themelore nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), së bashku me të drejtat themelore ekzistuese: lirinë e organizimit në sindikata, negociatat kolektive dhe mbrojtjen nga diskriminimi, puna e detyruar dhe puna e fëmijëve. Një vendim historik nga Trupi Drejtues i ILO në Mars do të thotë që kjo duhet të ndodhë në Konferencën e ILO në Qershor 2022.
2. COVID-19 duhet të klasifikohet si një sëmundje profesionale. Kjo do të siguronte mbrojtje të shtuar për punëtorët dhe do të mundësonte qasjen në fondet e kompensimit për familjet e punëtorëve që vdesin ose janë infektuar me Covid-19 në punë. Vitin e kaluar, KSSH së bashku me sindikatat globale i bënë thirrje ILO të rendisë Covid-19 si një sëmundje profesionale dhe një studim fillestar i bërë nga ITUC i 58 vendeve tregon se, deri më tani, vetëm 26 e kanë bërë këtë hap. Në disa raste, ky mbulim është i kufizuar vetëm për punëtorët në sektorin shëndetësor dhe kjo gjë është e gabuar pasi shumica e shpërthimeve të Covid-19 ndodhin në vendet e punës.
Prandaj i kërkojmë Qeverisë Shqiptare ti bashkohet vendeve që e kanë bërë këtë tashmë dhe ta klasifikojë COVID-19 si një sëmundje profesionale.
Fokusi i ditës ishin punonjësit, siguria e tyre dhe investimet e fundit të bëra në përmirësimin e kushteve të punës, ku jo vetëm u vizituan ambjentet e punës, por edhe u diskutua me punonjëset. Sigurisht që pandemia edhe në këtë ndërmarrje kishte dhënë efektet e saj në uljen e numrit të punonjësve, por që duhej vlerësuar përpjekja e pronarit të kompanisë për të bashkëpunuar ngushtësisht me zyrën e punës në Fier që gjatë periudhës që kishte mungesa porosie dhe ishte detyruar të reduktonte punonjës, ato të mund të regjitroheshin dhe përfitonin asistencat sociale dhe një pjesë prej tyre vazhdonte ti mbante me kohë të pjesshme.
Gjatë takimit me Kryetarin e Shoqatës së Fasoneve, Z. Edvin Prençe dhe pronarin e kompanisë Z. Krienko Memo u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dhe sesi mund të ndihmojmë të dyja palët për rimëkëmbjen nga kjo krizë dhe përmirësimin e kushteve të punonjësve, si dhe promovimin e markës KRIENKO, si një markë shqitare (made in Albania), e cila nëpërmjet shitjes në vend por edhe eskportit do të rrisë disa herë vlerën e shtuar të produktit dhe do të ndihmojë në rikuperimin ekonomik të ndërmarrjes dhe punonjësve duke ruajtur, garantuar vendet e punws, por dhe shtuar ato.