INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

27 – 28 Prill 2023, Shkup

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Këshilli Pan-Europian (PERC) i ITUC organizuan në Shkup, Maqedoninë e Veriut, një seminar 2 ditor mbi promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të punës në Rajonin e Ballkanit.
Seminari kishte fokus dy çështje kryesore që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë:
Përdorimi strategjik i mekanizmave mbikëqyrëse të ILO-s.
Promovimi I standarteve të ILO-s.
KSSH përfaqësohej nga Z. Klodian Islami, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FSPISH) dhe Z. Ardit Frroku, Departamenti Ekonomik i KSSH.
Takimi ishte një mundësi për sindikatat e Ballkanit për të shkëmbyer ide dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta.
Ditën e dytë të seminarit në përkujtim të punonjësve që kanë humbur jetën përfaqësuesit e KSSH mbollën pemë.
Share