INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

26 Maj 2021 – KSSH mbeshtet dhe soldarizohet me protesten e punonjesve te HC/Ulez , Shkopet

KSSH mbeshtet dhe soldarizohet me protesten e punonjesve te HC/Ulez , Shkopet ne lidhje me largimet e pa motivuara nga puna.
KSSH dhe Federata Sindikale e Industrise ,si sindikata nenshkruese e Kontrates Kolektive te Punes prej me shume se 20 vite , i ben thirrje punedhenesit ” Kurum”sh.a. te terhiqet nga vendimmarrja jo ligjore , abuzive dhe te ndaloje shantazhimin dhe presionin ndaj punonjesve dhe drejtueseve e perfajqesueseve sindikal te tyre.
Njekohesisht kerkon nga instancat shteterore qendrore e lokale nderhyrjen dhe zgjidhjen ligjerisht te kesaj situate..me pare se situata te agravoje , duke respektuar ligjet ne fuqi per nderhyrjet ne objektet e rendesise se vecante dhe ato te sherbimeve jetike..
Kerkojme nga Zyra Kombetare e Pajtimit dhe Ndermjetsimit pershpejtimin e procedurave ligjore per shqyrtimin e ketij konflikti kolektiv dhe social..
Protesta dhe Greve jane nje e drejte kushtetuese dhe as kush nuk mund ti ndaloje per aq kohe sa organizohen nga nje sindikate e ligjeshme dhe konform ligjeve ne fuqi.
Share