INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

20 Maj 2021 – ILO Takimi rajonal i Këshillave Kombëtarë të Punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

20.05.2021
ILO
Takimi rajonal i Këshillave Kombëtarë të Punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nxitja e një dialogu efektiv social trepalësh, identifikimi dhe shkëmbimi i formave dhe mjeteve efektive për këtë qëllim etj., ishin objekti i diskutimit të përfaqësuesve të Ministrive të Punës, sindikatave dhe organizatave të biznesit/punëdhënësve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
KSSH përfaqësohej nga Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë, në këtë takim i udhëhequr nga ekspertët e ILO-s për këtë projekt, znj. Ada Huibregtse, ILO CTA for ESAP II dhe znj. Cristina Mihes, ILO Senior Specialist on Labour Law and Social dialogue.
Platforma e punësimit dhe çështjeve sociale, në kuadrin e Projektit Rajonal “Employment and Social Affairs Platforms – ESAP II” , si vazhdim i projektit ESAP I është një projekt rajonal i financuar nga BE dhe i zbatuar nga ILO dhe RCC.
4 janë drejtimet kryesore të instrumentave të dialogut social (IDS) në ballkanin perëndimor që po diskuton projekti:
1. Korniza e rezultateve e cila ndahet në dy pjesë
2. Tabela e treguesve të dialogut social
3. Plani I menaxhimit të të dhënave dhe informacionit
4. Indikatorët specific për rajonin (treguesit e performancës)
Share