INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

17.04.2023 – Shkodër & 18.04.2023 – Berat

Qendra e Solidaritetit në bashkëpunim me Organizatën Open Mind Spectrum Albania (OMSA) dhe KSSH, filloi ciklin e takimeve nëpër Shqipëri, në qytetet Berat, Pogradec, Korcë, Shkodër & Sarandë.
Këto takime do të zhvillohen dhe në kuader të Planit Kombëtar të Veprimit të Personave LGBTIQ+ 2021-2027, përkatësisht në lidhje me objekivin specific 1.4 për zvogëlimin e barrierave që i mbajnë personat LGBTI+ larg tregut të punës dhe rritja e aksesit të tyre të denje ne sektoret e punësimit jo tradicional.
Kjo është e lidhur ngushtë dhe me Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 8 (SDG , “Nxitja e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, punësimi i plotë dhe produktiv, si dhe puna e denjë për të gjithë”.
Këto takime po zhvillohen dhe në bashkëpunim me zyrat rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit.
Share