Categories:

KSSH, si nje sindikate potenciale per anetarsim te shpejte ne ETUC, si dhe si nje nga sindikatat me aktive ne rajon, ishte pjesmarrese ne takimin e organizatave te ETUC, me pjesmarrje te:

Komisionit te Legjislacionit te Punes dhe Tregut te brendshem,

Komisionit per te Drejtat Themelore dhe Gjygjesore,

Komisionit per Marreveshje Kolektive dhe kordinim te Pagave.

KSSH u perfaqesua nga Zv/Presidentja e KSSH-se, Znj. ANISA SUBASHI.

Takimi u organizua on-line dhe ishte ne mbeshtetje te Organizatave Sindikale Europiane per te argumentuar propozimin e ETUC, per nje direktive europiane: Per paga te drejta, negociata kolektive dhe page minimale te denja.

Ne takim u diskutua dhe u vendos per strategjite dhe taktikat qe ETUC do te ndjeke per te realizuar miratimin e kesaj direktive.

Zv/Presidentja e KSSH-se, Znj. A. Subashi ne raportin kryesor por edhe ne nderhyrjet e saj shpjegoi situaten e veshtire te sindikatave ne Shqiperi, gjendjen problematike te stopimit te zhvillimit te Dialogut Social si dhe perballjen e KSSH -se me Qeverine me kerkesa per rritje drastike te Pages minimale, te pagave ne pergjithesi e sidomos te pensioneve, ku vendi yne eshte ne fundin e listes europiane dhe te rajonit.

Duke u perqendruar ne aspektin ligjor te ketyre kerkesave ajo shprehu gadishmerine dhe vendosshmerine e KSSH-se per te qene firmetare e dokumentit te lobimit te ETUC: ” Per nje Direktive Kornize per Pagat Minimale te drejta dhe negociata kolektive produktive”.

Takimi u drejtua dhe monitorua nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e ETUC Znj. Esther Lynch,e cila vleresoi dhe inkurajoi perpjekjet e KSSH-se ne mbrojtjen dhe perfaqesimin e punetoreve shqiptare, sidomos ne keto situata te veshtira politike, ekonomike, sociale dhe shendetesore qe po kalon vendi yne dhe gjithe vendet e tjera.

Galeri Video
Kontakt