INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Zhvillohet takimi i Këshillit Kombëtar të Punës

U zhvillua sot takimi i Këshillit Kombëtar të Punës, i fundit për këtë mandat 3 vjeçar.
KSSH është e përfaqësuar me 5 anëtarë, udhëhequr nga Presidenti i KSSH-së Z. Kol Nikollaj dhe Federatat që kanë më shumë anëtarësi dhe Kontrata Kolektive Pune me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, Znj. Anisa Subashi, Z. Redian Bushi, Z. Tonin Gjinaj, Z. Klodian Islami.
Takimi kishte në axhendë:
Informim mbi krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian.
Informim mbi Raportin Vjetor të Inspektimit për vitin-2024 dhe realizimin e analizës vjetore nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. – nga Z. Eljo Mucaj, Kryeinspektor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Informim mbi Analizën Vjetore për vitin 2024 nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. ⁃ nga Z. Astrit Hado, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Prezantim i Draft – Rregullores së Këshillit Kombëtar të Punës. ⁃ nga Z. Albin Gega, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Punësimit, Aftësimit dhe Sigurimeve Shoqërore
Gjatë tematikave kishte disa ndërhyrje dhe kërkesa, disa nga të cilat ishin:
Kol Nikollaj, tërhoqi vëmendjen që aktorët sociale duhet të jenë më të përkushtuar në proceset integriese. Organizatat e Punëdhënësve janë të pa organizuara dhe kanë probleme me përfaqësushmërine e tyre, falë kësaj dobësie ato po zëvendësohen nga Dhomat e Tregtisë të cilat kanë status të kufizuar dhe varësi nga Qeveria. Ai solli disa propozime në mënyrë institucionale të KSSH në lidhje me Rregulloret e Funksionimit të KKP dhe sidomos për Reformën në Sistemin e pensioneve e veçanërisht për domosdoshmërinë e rritjes së pensioneve dhe përfshirjen në mënyrë urgjente të skemave private të pensioneve.
Presidenti i KSSH vlersoi Propozimin e Kryeministrit Rama për rritjen e pagës minimale në 500 euro si dhe bashkëpunimin e afruar aktorëve social dhe civil në përfshirjen e tyre në proceset integruese të Shqipërisë.
 Anisa Subashi, e cila paraqiti . shqetësimin dhe kërkesën për punonjësit e ISSH për çështjen e “Vjetërsisë në punë të punonjësve të ISSH, e cila u njihet vetëm 12 vite dhe jo më shumë”, ndërkohë që pjesa tjetër e Administratës Publike e ka më shumë, dhe prandaj është e domosdoshme që kjo gjë të rregullohet dhe për punonjësit e ISSH, pasi:
p.sh.sektorit të  Shëndetësisë vjetërsia e punës i njihet deri 25 vite,  Pushteti Vendor/ Bashkitë që nga viti i shkuar njihet deri 30 vite, etj. . Nga “të hyrat e fondit të sigurimeve” në fund të vitit kishte raste që mbeteshin shuma, të cilat buxheti I shtetit i mer dhe shpenzon për nevoja të tjera, por të cilat sipas Znj. Subashi ato duhet ti ngelet fondit që të jenë ndihmë në nevojat e vitit pasardhës, duke qënë se edhe sipas Drejtorit të ISSH numri I pensionistëve rritej çdo vit në krahasim me numrin e kontribuesvë.
Këtë çështje do t”ia adresojmë Bordit Administrativ të ISSH, si dhe institucioneve të tjera përkatëse më të larta. Tonin Gjinaj, shprehu shqetësimin e pagave shumë të ulëta të punonjësve, si dhe në tarifat e ulëta me të cilat ofrohen shërbimet në Posta Shqiptare sh.a, ku kërkoj rishikimin e këtyre tarifave për të bërë të mundur dhenien e pagave dinjitoze. Nga ispektoriati kërkoi një vëmendje ndaj Portit të Durrësit dhe problematikës që po ndodh me anijen e huaj dhe të bllokuar marinarët në të.
Share