INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Zhvillimet e AFP-së në vendet kandidate: mbyllja e ciklit Osnabrück

Drejtorët e Përgjithshëm për AFP-të dhe anëtarët e Këshillit Këshillimor për Formimin Profesional nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia morën pjesë në takimi e organizuar nga ETF për të shkëmbyer informacion në lidhje me zhvillimet kryesore të politikave në vitin 2024 deri në Prill 2025 në lidhje me Planin Kombëtar të Zbatimit (NIP) të vendeve përkatëse.
KSSH ishte e përfaqësuar nga Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qëndrës së Trajtimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë së KSSH-së dhe Z. Hajrush Çollaku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë, anëtare e KSSH-së.
Qëllimi dhe objektivat e këtij takimi ishin:
 PËRDITËSIMET KYÇE: për të dhënë informacion për monitorimin.
 DISKUTIMET E FOKUSUARA NË TË ARDHMEN: për t’u angazhuar në një ushtrim inventarizimi në lidhje me zhvillimet e NIP-ve të vendeve që nga viti 2021 dhe të shikojmë përpara për prioritetet për ciklin e politikave 2026-2030.
 MUNDËSI TË RRJETIVE me kolegë nga vendet kandidate: për të shkëmbyer praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra.
 VIZITË NË ITS RIZZOLI: një Institut i Lartë Teknik (Akademia e ITS), për të mësuar rreth një forme unike të programeve të AFP-së në nivel terciar, të bazuar në partneritetet me shumë palë të interesuara midis AFP-së, tregut të punës dhe autoriteteve lokale. Eksplorimi në ambjentet e ITS (fabrika e automatizuar, laboratori i paketimit të gjelbër etj.), ku pati një angazhim dhe eksplorim me stafin mësimdhënës dhe dëgjuan studentët të cilët dëshmuan drejtpërdrejt mjedisin dinamik që nxit mësimin dhe inovacionin përmes AFP-së në ITS Rizzoli.
Ky aktivitet ishte i ndërthurur me punën në grup të secilit shtet bashkë me ekspertët përkatës, raportimeve, kërkesave dhe nevojave për të ardhmen, etj., si dhe vizitës në ITS.
Share