Me datë 23 dhe 24 Korrik 2024 kolegë të ÖGB, Austri, kryesuar nga Z. Marcus STROHMEIER, Shefi I Politikave Ndërkombëtare të ÕGB vizituan Selinë Qëndrore të KSSH.
Miqtë austriak u priten nga Presidenti i KSSH, Z.Kol Nikollaj, i cili në fjalën përshëndetëse theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypaleshe KSSH – ÖGB, si dhe informoi miqtë për punën e mirë që KSSH po bën, jo vetëm si përfaqësuese e mbrojtëse e puntorëve Shqiptare, por edhe si një aktor social mjaft aktiv në proçeset Integruese të Shqipërise për në BE.
Z.Markus Srohneier solli përshëndetjet e Presidentit të ÖGB, Z. Wolfgang Katzian, cili është njëherazi edhe President i ETUC për punën e lavdërueshme të KSSH, si organizatë vëzhguese në ETUC, si dhe njoftoj se në vjeshtë ai ka planifikuar një vizite në KSSH per tu njohur nga afer me aktivitetit dhe reformimin tërësor të KSSH.
Z.Markus Strohmeier zhvilloj një takim të veçantë dhe me drejtuesit e rrjeteve të grave dhe të rinjve të KSSH. Në takim u diskutua për sfidat e të rinjve dhe grave sindikaliste, për pjesëmarrjen e tyre aktive në veprimtaritë dhe drejtimin sindikal si dhe për integrimin e tyre ne tregun e punës në përputhje me kushtet e reja te krijuara nga dixhitalizimi në ekonomi, kushtet klimaterike dhe ambjentale, emigrimi masiv i të rinjve, dhe siguria ne punë e mbrojtja nga ngacmimi dhe dhuna në zbatim të Konventes 190 te ILO-s.